Orientalisti blog

Orientalisti
43, Prishtina, Kosovo

SHTATË BUKURITË
- Bukuria e mendjes - Mendimi.
`Bukuria e gjuhës - Heshtja.
`Bukuria e fytyrës - Buzëqeshja.
`Bukuria e zemres - Pastërtia .
`Bukuria e rastit - Vendosmëria.
`Bukuria e fjalës - Sinqeriteti.
-Bukuria e veshjes - Devotshmëria


30.06.2016



10.03.2014

Gjatë nervozës ndoshta fjalët e tua janë të sakta por mënyra mund të jetë e gabuar, andaj përmbaju!

Kjo botë nuk është vend pushimi po është vend testimi.


I dashuri njeri!

I dashuri njeri! Je i dashur përderisa je njeri. Krijesë e zgjedhur dhe e dalluar. E pajisur me frymë hyjnore. Edhe sikur të gjitha krijesat të viheshin në një anë, e ti në një anë, për rëndësinë që ke, ana jote do të peshonte. Por sa pak e dinë këtë të vërtetë. Kur njeriu bëhet mohues! Ende pa lindur, ty të është dhënë jeta. Jeta jote ka vlerë.

I dashuri njeri! Sikur dhe vetëm për një moment të shkurtër të mendoje për atë që është krijuar brenda teje. Sikur dhe vetëm për një moment të…


Ka shpërthyer!

Shikojeni terrorizmin! Shikojeni torturuesin! Shikojeni shkatërrimtarin! Shikojeni çrregulluesin! - Zëri i pafajshëm. Zërat e të dëbuarve nga dinjiteti dhe nderi i tyre. Zëri i përvajshëm i të pafajshmëve!

Le të shpërthejë! Është duke shpërthyer. Jo vetëm zemërimi. Jo vetëm dëshira e flaktë e shtypur. Jo vetëm vullneti i hekurt i ndrydhur. As vetëm mendja e shtrënguar. Por i gjithë morali i mbledhur për kohë të tëra! Moral i shkelur. Turp i shkoqur. Djersë e nëpërkëmbur. Lot i pështyrë. S’ka të ndalur.

Kur shpërthen zemërimi, vështirë të ndalojë. E shpërthyera me të drejtë, kur mbi të…


ALKOOLI MË I RREZIKSHËM SE KOKAINA DHE LËNDËT NARKOTIKE

Studimi që vë alkoolin në krye të listës së lëndëve më të dëmshme ka qenë një befasi e pakëndshme, e ngjashme me rrufenë prej qiellit, për ata që vazhdojnë konsumimin e alkoolit me pretekstin se në të nuk shohin ndonjë të keqe.

Në një studim shkencor të ri, sipas gazetës Telegraf, të datës 1/11/2010, ekspertët kanë ardhur në përfundim se alkooli është nga lëndët më të rrezikshme për individin dhe shoqërinë. Edhe pse lëndët narkotike mund të kenë ndikim (negativ) më të madh tek individi, prapëseprapë, alkooli ka një…


Derisa mos të bëhet traditë e keqja

Largoji cytjet!

Nëse nuk i largon, bëhet mendim, largoje mendimin!

Nëse nuk e largon, bëhet epsh, luftoje epshin!

Nëse nuk e lufton, bëhet qëllim dhe vendosmëri.

Nëse nuk e lufton, bëhet vepër.


05.10.2010

Të ngujuar!

Mbetje. Ngecje. Fryrje. Në tokë, thellë. Të pa shkulshëm. Të lehtë por, zemra të rënduara. Të rëndë por, mendje të lehta. Më lehtë zemrën nga trupi shkëpusin, se sa prej tokës lartë, duke u shkëputur, ngrihen. Të lidhur, madje lëmsh të bërë.

Thellë. Madje shumë thellë në zemra, dheu i tokës të ngujuarve u ka hyrë. Të tharë. Burim i shterur, i kriptë, edhe i ndezur flakë, edhe kur uji prek, përcillet i avulluar. I dëbuar. E çarë. Bërë vrima-vrima. Copë- copë, vështirë pjesët e copëtuara duke u ngjitur bashkë të bëhen.

Ngujim, kapje, shtrëngim. Jo…


10.08.2010

Me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të fes Islame, ju uroj që të kaloni një agjërim të lehtë dhe të pranueshëm nga Allahu xh.sh., ju uroj këtë muaj ta kaloni në harmoni, lumturi e mirëqenie të përgjithshme. Duke ju dëshiruar të gjitha të mirat, ju uroj dhe ngrohtësisht ju përshëndes.

Në këtë muaj dhe si cdo here, ju ftoj që në zemrat dhe shpirtin tuaj të shëndritë besimi i sinqertë, që me veprat tuaja të jeni mirëbërës, humanë e solidarë, që në sjelljet tuaja të dominojnë respekti dhe rahmeti, toleranca dhe…


Kur dijetarit i ulet vlera?

A e dini se kur i zvogëlohet dhe i ulet vlera dijetarit, edhe pse ai ka një nivel të lartë njohurish?
Dijetari përjeton ulje, nënçmim dhe vogëlsi te njerëzit dhe tek Allahu i Lartësuar atëherë kur polemizon me të pavërtetën; kur diturinë që ka e fut në funksion për të arsyetuar të pavërtetë
n dhe duke asgjësuar të vërtetën.
Dijetarit i ulet vlera atëherë kur njohuritë që ka i mobilizon për të arsyetuar sjelljet e mbretërve dhe të kryetarëve.
Dijetarit i ulet vlera kur me diturinë që ka synon të pasurohet, qoftë në mënyrë jo të sinqertë.
Dijetarit i ulet vlera…


← prethodna 1 2 3 4 sledeća
Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta