KUR DIJETARIT I ULET VLERA ?
43, Prishtina, Kosovo

Kur dijetarit i ulet vlera?

A e dini se kur i zvogëlohet dhe i ulet vlera dijetarit, edhe pse ai ka një nivel të lartë njohurish?
Dijetari përjeton ulje, nënçmim dhe vogëlsi te njerëzit dhe tek Allahu i Lartësuar atëherë kur polemizon me të pavërtetën; kur diturinë që ka e fut në funksion për të arsyetuar të pavërtetë
n dhe duke asgjësuar të vërtetën.
Dijetarit i ulet vlera atëherë kur njohuritë që ka i mobilizon për të arsyetuar sjelljet e mbretërve dhe të kryetarëve.
Dijetarit i ulet vlera kur me diturinë që ka synon të pasurohet, qoftë në mënyrë jo të sinqertë.
Dijetarit i ulet vlera kur troket në dyert e pushtetarëve tiranë për përfitime personale.
Dijetarit i ulet vlera atëherë kur parapëlqen jetën komode, kurse feja e tij, umeti i tij dhe vëllezërit janë të shtypur.
Dijetari është i vogël atëherë kur përpiqet që t’i kënaqë njerëzit, edhe pse hidhëron Allahun.
Këtij dijetari, sado dituri të ketë, mund t’i ulet vlera e të bëhet i mbledhur dhe i rrëgjuar

20 pregleda
 
Komentari

Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta