Orientalisti blog

Orientalisti
43, Prishtina, Kosovo

O NJERI I MIRË!
O njeri i mirë
Nuk do të jesh i mirë për të gjithë
Ashtu si mjalti që nuk do jetë i ëmbël për të sëmurët
Edhe nëse je pafundësisht i mirë
Nuk do të jesh i mirë për ata që s’e besojnë pafundësinë

Edhe po u ngjite në majen më të lartë
Edhe po u zhyte në detin më të thellë
Prapë se prapë s’do të jesh i mirë për të gjithë
Zogjtë e malit e peshqit e detit do të tremben nga ti
Edhe pse ti nuk jeton për ta trembur askë

Edhe nëse për të gjithë bëhesh dritë
Dije…




Jam martuar para dhjetë vjetësh me një djalosh duhanxhi, Por atëherë unë nuk e dija se ai pinte duhan. Pasi që ishte i kulturuar, i matur dhe me sjellje të mirë, ishte edhe i rregullt në namaz, kjo gjë më shtyri ta dua edhe më tepër. Mirëpo nga shkaku i duhanit edhe erës së keqe të tij që ndjehej edhe në rrobavt e tij unë follova ta ndjej veten shumë keq. U mundova disa herë ta bindë që ta lë duhanin e ai më premtonte se do ta bëntë këtë, mirëpo këtë punë ai e zvariste dhe e linte për…


19.03.2010

Zemra

Zemra lodhet, njeriu lodhet. Zemër e qetë, njeri i qetë. E kur zemra thyhet, gjithçka krisët. Nuk dëshiron t’ia dijë më për asgjë. Kush janë ata njerëz, që, kur zemra i thyhet, keq ndihet, por zemrat e të tjerëve thyhen çdo herë që flet, a lëvizë! Ata njerëz kanë zemra, por zemra të ngrira e akull të ftohta. Kështu, kur një zemër thyhet, e thyhet, e kur krisët, çahet; e shkapërderdhur është!

Po, sepse njerëzit flasin, e ndaj gjuhës janë të papërgjegjshëm. Pak prej njerëzve para se të nxjerrin fjalën, mendojnë. Jo, po edhe mendimi para se të kalojë…


Ne arkivin e Londres zbulohet vula e Lidhjes se Prizrenit

Zbulohet ne arkivat britanike nje dokument i rendesishem per historine e Shqiperise, i cili tregon vulen e pare te perdorur nga Lidhja e Prizrenit.

Dokumenti me reference FO-195/1382 qe mban daten 2 Maj 1881, eshte gjetur disa dite me pare nga studjuesi Bejtullah Destani ne arkiven qendrore te Londres.

I shkruajtur ne osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll i cili me pas ja ka kaluar kete leter ministrit te Jashtem.

Nepermjet kesaj letre Lidhja e Prizrenit i kerkon ambasadorit britanik ne Stamboll te mbeshteshe duke nderhyre, ne qeverine…


Grimca guximi!

Ke filluar ndonjë gjë të bësh në jetën tënde, e të mos e përfundosh atë? Po, sepse që kur e ke filluar atë punë, ke qenë në dyshim nëse je duke bërë gjënë e duhur apo jo. Një prej arsyeve çka të bën të dështosh është të qenët jo i sigurt në atë që bën.

Njeriu i guximshëm para se të fillojë diçka të bëjë, njëherë pyet zemrën, nëse zemra i përgjigjet pozitivisht, pyet pastaj mendjen, e nëse edhe mendja i përgjigjet njësoj si zemra, atëherë i rreket punës.

Megjithatë, nisu!

Nuk mjafton vetëm dëshira. Dëshira po, është…


26.02.2010

1-Cila eshte koha e duhur per te bere dicka?
2-Kush jane njerezit me te pershtatshem?
3-Cila eshte gjeja me e rendesishme per te bere?
Mbaje mend se nje kohe vetem eshte e rendesishme e ajo eshte e tashmja, eshte koha me e rendesishme sepse eshte koha e vetme qe ne mbi te kemi nje fare force. Ndersa njeriu qe ia ke nevojen me shume se te tjeret eshte ai qe gjindet me ty, pasi qe kerkush nuk e din a do kete veprimtari me person tjeter pos tij. Ndersa gjeja me e rendesishme qe duhet te veprosh eshte…


25.02.2010

Zë i shterur

Të zihet fryma. Dhunë anekënd po ushtrohet. Zëri i mirësisë dhe dashurisë po luftohet. Vullneti po mbytet. Entuziazmi po vritet. Edhe zëri të është shterur. Këmbët të janë shtangur. Lotët, po rrodhën edhe rrëke, s’po bëjnë dobi. Po bërtite, me sa forcë ke, je njeri i irrituar. Je i çmendur. Mendja kur prej përçmimit dhe injorimit tkurret. E zemra, prej fjalës së akullt, të bëhet e shterpë. Gjithandej, sytë e njerëzve të hutuar. Gjuhët përgojuese, detyrimisht bëhen. Kur bujaria e mirësia mbet në duar të ngrira. Stuhia e pakënaqësisë, me fuqinë e dëshirës për ditë më të…


FLETORJA E 2010-ës


Shëndeti:

  1. Pi shumë ujë.
  2. Mëngjesin haje sikur mbret, drekën sikur princ, e darkën sikur lypës.
  3. Ha më shumë ushqime që rriten në drunj dhe në pemë e më pak ha ushqime që rriten në fabrika…
  4. Jeto me 3 E-ja – Energji, Entuziazëm, Ndjeshmëri (Empathy).
  5. Gjej kohë për lutje.
  6. Luaj më shumë.
  7. Lexo më shumë libra se që ke lexuar në vitin 2009.
  8. Ulu në qetësi së paku 10 minuta për çdo ditë.
  9. Flej 7 orë.
  10. Për çdo dite ec 10-30 minuta dhe kur…


Zgjohu! Koha e sprovave

Kohë e vështirë. Në prag të shenjave të mëdha të çastit të përfundimit të ekzistencës! Po, sa njerëz respektojnë kohën, sa njerëz e mbajnë fjalën kur atë e japin, sa njerëz kur u nëpërkëmbet nderi e dinjiteti kundërveprojnë ?! Po sa pak njerëz me turp në fytyrë kanë mbetur. Po sa pak njerëz kanë respekt për Zotin e qiejve e të tokës, e sa shumë respektojnë ata e ato që kanë në shoqërim! Si ka mundësi që njeriu të harrojë fillesën e krijimtarisë. Si ka mundësi që njeriu të zgjohet prej gjumit, e të mos jetë…


Ç’është me ty?!

Toka të ka prangosur, vallë?! Çka të ka bërë të teprosh në gjithçka që prej toke del, e të mos e teprosh në diçka që prej qiellit zbret?! Ti a s’ke shpirt? E ti bashkë me shpirtin vendbanim tokën s’e ke!

Koha s’ka vlerë për ty. Veten po e drejton në litar të vdekjes! Sekondat s’kanë rëndësi. Numëron vetëm javët. Të kalojnë ditët e netët vetëm duke ngrënë e pirë, e vetëm duke bërë gjumë! Jo, besën të jap, se s’ke për t’u zgjuar nga gjumi i agonisë përderisa nuk i harron dy fjalët “bukë”…


Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta