10.08.2010
URIME
43, Prishtina, Kosovo

Me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të fes Islame, ju uroj që të kaloni një agjërim të lehtë dhe të pranueshëm nga Allahu xh.sh., ju uroj këtë muaj ta kaloni në harmoni, lumturi e mirëqenie të përgjithshme. Duke ju dëshiruar të gjitha të mirat, ju uroj dhe ngrohtësisht ju përshëndes.

Në këtë muaj dhe si cdo here, ju ftoj që në zemrat dhe shpirtin tuaj të shëndritë besimi i sinqertë, që me veprat tuaja të jeni mirëbërës, humanë e solidarë, që në sjelljet tuaja të dominojnë respekti dhe rahmeti, toleranca dhe mirëkuptimi.

Edhe një herë ju uroj këtë muaj të gjithë vëllezërve dhe motrave dhe Zoti ju pranoft cdo ibadet dhe cdo vepër të mirë Zoti ju pranoft dhe ju shperbleft.

E kalofshim në ibadet ndaj Zotit xh.sh. ashtu sic dëshiron dhe na ka urdhëruar Zoti i Plotfuqishëm.

Me nderime dhe respekt Orientalisti

15 pregleda
 
Komentari

Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta