09.10.2016
Un,,
37, Durrës, Albanija

Unë nuk jam një nga ato vajzat që humbet këpucët duke vrapuar pas dikujt që ikën.

E as që qurravitet pas një gote bosh,
E as që enjtet së qari gjatë natës...
Pra që ta dish unë nuk jam një zemërthyer.
Unë nuk nis mesazhe me erën e perëndimit,
e as nuk të dërgoj letra me postë,
nuk kam asnjë ëndërr se i kam realizuar të gjitha.
Sepse unë jam mirë.
Unë nuk ndihem vetëm edhe pse pi kafe pa sheqer,
edhe pse blej dy bileta për në teatër që tek njëra ulëse të vendos çantën ose të pres që dikush të kërkojë të ulet pranë meje,
edhe pse për ditëlindje i dërgoj mesazh vetes time,
edhe pse nuk kam marrë asnjëherë lule.
Dhe jam për bukuri.
Vetëm se...
shpresoj me gjithë forcën e shpirtit të matur në Xhaul që nesër në darkë para se të bëj gati njëzetë shami të thata, kjo që kam shkruar këtu të mos më duket budallëk me brirë.
web

108 pregleda
 
Komentari
Tetanozi 11.10.2016

Qenke goce me fantazi ti... Asnjeri nuk i shpeton ksaj bote pa u lenduar te pakten nje her, parmvarsisht se disa pretendojne te fshihen pas gishtit tyre...!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta