Njerëzit pa halle nuk egzistojnë.
39, Αθήνα, Grčka

Mbreti i kishte urdheruar sherbetorët e tij qe të dilnin dhe të kërkonin ne gjithë mbretërinë njeriun e lumtur dhe pasi ta gjenin ti merrnin këmishën.Me të marrë urdhrin ato nisen për të gjetur këtë njeri.Po kërkonin gjithkund po atë person nuk po e gjenin asgjëkundi dhe ashtu të demoralizuar po ktheheshin tek mbreti pa ia arritur qëllimit.Ne ecje e sipër shikojnë një bujk që po punonte tokën dhe njëkohesisht ia kishte marrë këngës për një mijë palë qejfe,me te parë njërëzit e mbretit ia pritën njëzëri :- E gjetëm personin që kërkojmë.U nisën për tek bujku dhe ia thanë se si qëndronte problemi.

Kemi ardhur me urdhër të mbretit të të takojmë ty o njeri -ia pret njëri nga sherbetorët.

Bujku shtanget nga këto fjalë se nuk po e kuptonte se për cfarë arsye mbreti paska dërguar njerëz të takojnë një bujk.Dhe atëherë sherbetori ia shpjegon se si qëndronte puna.

-Mbreti na ka urdhëruar që të dalim në të gjithë mbretërinë e të gjëjmë njeriun më të lumtur,ne kerkuam e kerkuam por nuk po e gjenim atë person dhe rrugës teksa po ktheheshim të pamë ty që edhe pse i lodhur dhe ne pikun e vapës nuk ia ndaloje këngës: -i tha sherbetori.

-Keni të drejtë iu përgjigj bujku mendoj që keni gjetur personin e duhur; -i thotë bujku.

-Por mbreti na ka urdhëruar që pasi ta gjeni këtë person ti merrni këmishën:- i thotë sherbetori.

-Po unë ta jap po problemi është që skam tjetër këmishë :-ia kthen bujku.

47 pregleda
 
Komentari

Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta