"Pse e ngacmon plagën që ende kullon? Harroje dhe vazhdo tutje në jetë!"
34, Ohrid, Makedonija

"Pse e ngacmon plagën që ende kullon? Harroje dhe vazhdo tutje në jetë!"
Në një fjali të vetme, të pyesin, të kritikojnë dhe të japin leksione. Askush nuk pyet: “Pse është kaq e vështirë ta hedhësh hapin tjetër në jetë?”
Ndihesh i vetmuar dhe i mjerë.
Vazhdimisht e kujton! E ndien dhembjen që të ther nga fundi i qenies. E ndien zbrazësinë që shtrihet në çdo kthinë të shpirtit. Dhe me dhembjen t...ënde e mban gjallë kujtimin që të lëndon.
Shpik gjithfarë arsyesh, por e vërteta është se ke nevojë ta kujtosh. Thuajse ke frikë se, nëse e humb kujtimin, atëherë do të humbësh edhe një pjesë të vetes. Do ta humbësh në pa kthim. Andaj, nuk është e lehtë ta kthesh shpinën, të harrosh dhe të përmbledhësh forcat që ta hedhësh hapin tjetër në jetë. Nuk është e lehtë ta shlyesh një pjesë të jetës.
Këtë vetëm një i dashuruar mund ta kuptojë. Vetëm një që dashuron pa kushte dhe që dashuron me fuqinë e shpirtit.
Vetëm një si ti.

21 pregleda
 
Komentari

Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta