21.08.2015
Grua
34, Ohrid, Makedonija

Grua,
të thanë të dashurosh
se ti dhe dashuria i falni botës jetë.
E më pas të gjykuan
se u dashurove heret,...
dashurove teper
ose u dashurove shpejtë.

Buzëqeshë, të thanë,
se buzëqeshja është butësi
e ndryshe nuk të duan.
E kur dhimbjet e jetës
t'u bënë lot të fshehur,
e sytë refuzuan të qeshin
një ditë...
ti ishte ndryshe,
ti u bëre zhgenjim,
perseri të gjykuan.

Të mesuan të mos lodhesh,
e nese lodhesh... të mos ankohesh,
ose edhe nese ankohesh
të mos e bësh zëshem.
E kur u bëre një me heshtjen
të gjykuan pse s'ke zemer,
aq sa për të hapur zemren
për të ndarë lotët
ose buzëqeshjen.

Grua,
ti në krahë mbanë
peshen e dhimbjes së gjeneratave
dhe peshen e rregullave të pa shkruara.
Ti nuk mund të ndryshosh historitë
që të formësuan rrugën,
ose të thashë lotët
që ujvara dhimbjeje krijuan.
Por, TI,
je ngjyra që vet e zgjedhë:
e lodhur ose plot jetë,
e buzëqeshur ose e trishtuar,
e urryer ose e dashuruar...
Ti mund të hapesh të tjera dyer,
të fillosh të tjera rrugë,
nese refuzon t'i mesosh vajzes tënde
secilen dromcë nenshtrimi
që ty të mesuan.

14 pregleda
 
Komentari

Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta