Planet dhe Deshirat per vitin 2017
33, Vucitrn, Kosovo



Viti i ardhshem eshte viti 2017 i cili do te na gjej ne feste dhe atmosfere te bukur.
Dikush do te festoje mbylljen e nje viti te suksesshem e do te lutet qe i njejti fat ta percjelle edhe vitin e ardhshem, ndersa dikush tjeter do te festoj duke u lutur qe viti i ri te ju sjelle me shume fat e me shume gjera te bukura.

Thone se nuk eshte mire te ngutesh e te besh plane se pastaj nuk te realizohen mirepo do i shkoj me radhe disa gjerave te zakonshme qe kan ndodhur deri tash e qe mund te ndodhin prape vitin e ardhshem.

Dy muajt e pare te vitit 2017 perveq punes se perditshme dhe ndonjehere ndonje vizite ose shetitje ne pamjen e bukur te debores nuk pritet ndonje gje tjeter pasi qe i ftohti te detyron te qendrosh me shume brenda.

Marsi dhe Prilli jane muajt qe fillon te kthehet nxehtesia fillon te kthehet gjelberimi dhe bukurite tjera pranverore edhe njerezit dalin me shpesh shetisin dhe njesoj do bej edhe une.

Maji dhe Qershori muaj akoma me te nxehte sidomos ky i dyti qe eshte edhe muaji kur fillon sezoni i veres, per fillim na pret muaji i madherishem i ramazanit dhe si zakonisht edhe kete vere nese zoti do qe te jemi shendosh do e agjeroje.

Korriku dhe Gushti jane muajt e pushimeve, muajt te cilet shume njerez mezi i presin edhe per tu bashkuar me familjaret qe jetojne ne diaspore por edhe per te shijuar plazhet, pishinat e shume bukuri tjera verore.

Shtatori dhe Tetori jane muaj qe do na gjejne paksa te merzitur edhe per mergimtaret me te cilet do pershendetemi prape e te kthehen ne gurbet por dhe per veren dhe plazhet e bukura te cilat per afer nje vit do mbesin vetem kujtime deri sa te vije vera tjeter e ti shijojme prape.

Dhe dy muajt e fundit te vitit do na gjejne prape duke u pergatitur per dimrin, per te ftohtit, per festat e fundvitit e kshtu gjera te zakonshme qe per shumicen perseriten pothuajse te njejtat cdo vit.

Shpresojme qe kete vit perveq atyre gjerave qe i permenda me larte te kemi dhe shume gjera tjera te bukura te cilat do na dhuroje zoti.

Duke shpresuar qe viti i ri 2017 te ju sjelle shume lumturi e shume gjera te bukura Gezuar.

178 pregleda
 
Komentari
atena11 02.12.2016

*DRINK* *DRINK* *HI*

Labb Labb 02.12.2016

*DRINK* *DRINK* *HI* *YES*

ida1 06.12.2016

bukur labii *DRINK*

Labb Labb 06.12.2016

Faleminderit Ida *DRINK*

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta