15 gënjeshtra që dihen si të vërteta
31, Shkodër, Albanija

Me poshtë janë renditur 15 gënjeshtra që botërisht dihen si të vërteta.

1. Muri Kinez mund të shihet nga Hëna:
muri_kinez1.jpg
nëse ndodheni në Hënë mund të shihni shumë gjëra por Muri Kinez nuk është njëri prej tyre. Në librin e titulluar “Second Book of Marvels” botuar në vitin 1983 autori Richard Haliburton deklaroi se Muri Kinez është e vetmja vepër njerëzore e cila mund të shihet nga Hëna. Muri Kinez ka një gjerësi maksimale prej 10 metër dhe të njëjtën ngjyrë me mjedisin përreth, kështu shikimi i tij me sy të lirë është i pamundur jo vetëm nga Hëna por edhe nga sateliti.




2. Kosi nuk konsumohet me peshk:
kos4.jpg
përkundrazi nëse peshku është i freskët nuk ka asnjë pengesë të hahet me kos. Shkaku i helmimit nuk është kosi por proteina “Histamin” e gjendur tek peshku. Meqë kjo lëndë gjendet edhe tek kosi, kur konsumohet bashkë me peshkun mund të shtojë sasinë e Histaminës në trup. Kështu tek personat që janë alergjikë mund të shkaktojë skuqje ose kruarje. Nëse jeni të sigurt për freskinë e peshkut mund ta konsumoni atë me kos pa pasur frikë.





3. Ylberi ka shtatë ngjyra:
ylberi1.jpg
ngjyra e kuqe, portokalli, e verdhë, bojë qielli, blu dhe vjollcë njihen si ngjyrat e ylberit. Ç’ është e vërteta në ylber ekziston një spektër i pandërprerë ngjyrash por perceptimi njerëzor rreth ngjyrave krijon një keqkuptim në shikimin e një brezi të vetëm ngjyrash. Disa ylbere përmbajnë më shumë breza se 7 brezat që mund të shohë syri i njeriut.





4. Kulla Piza është ndërtuar e shtrembër:
pzza1.jpg
kjo kullë e famshme e italianëve në të vërtetë është projektuar të ndërtohet drejt. Por për shkak të bazamentit të butë ka filluar të rrëshqasë drejt jugut që nga viti i ndërtimit 1173.





5. Uji është transparent (i tejdukshëm):
Ujevara-e-Niagares.jpg
arsyeja e ngjyrës bojë qielli të detit është pasqyrimi i qiellit në det. Uji ka një ngjyrë të zbehtë bojë qielli. Por edhe qielli ndikon në theksimin e ngjyrës së detit.





6. Fluturat kanë një ditë jetë:
flutura1.jpg
disa flutura të rritura mund të jetojnë 1-2 muaj. Ata të cilat jetojnë disa stinë mund të flenë gjatë dimrit ose të emigrojnë drejt vendeve të ngrohta.





7. Vegjetarianët nuk konsumojnë kurrë produkte mishi:
Images.ashx?id=f672b12a-524d-4429-87fb-416e2c681bfe
vegjetarianët mund t’i ndajmë në nëngrupe të ndryshme. Ka grupe vegjetarianësh të cilët konsumojnë peshk, mish shpendësh, vezë dhe produkte bulmeti.





8. Kujtesa e peshkut zgjat disa sekonda:
peshku1.jpg
peshku Japonez ka një kujtesë e cila mund të rezistojë deri të paktën tre muaj.





9. Amerika e ka marrë emrin nga Amerigo Vespuçi':
amerika
Emri Amerikë nuk vjen nga tregtari dhe hartuesi italian Amerigo Vespuçi por nga një tregtar i pasur nga Bristol, Richard Ameryk. Ameryk ishte krye-financieri i Xhon Kabot gjatë udhëtimit të tij të dytë transatlantik. Në maj të vitit 1497 Kabot arriti në Labrador me anë të një anijeje të vogël dhe ishte evropiani i parë i cili shkeli në tokën amerikane dy vjet para Vespuçit.





10. Strucët fusin kokën në rërë kur frikësohen:
cocuklar206y.jpg
strucët femra ndonjëherë shtrihen në tokë duke hapur dhe krahët dhe përpiqen të mbrojnë të vegjlit e tyre nga nxehtësia e fortë e diellit. Krahas kësaj kur pushojnë strucët qëndrojnë në këtë pozicion për të qetësuar muskujt e qafës . por asnjëherë nuk fusin kokën në rërë.





11. Kameleonët ndryshojnë ngjyrë kur ndihen të rrezikuar:
111.jpg
arsyeja e ndryshimit të ngjyrës së kameleonëve është të impresionojnë gjininë tjetër ose mund të jetë për shkak të ekuilibrimit të nxehtësisë së trupit.





12. Nëse hani shumë sheqer sëmureni nga diabeti:
sheqer.jpg
marrja e tepërt e sheqerit nuk ka asnjë lidhje me sëmundjen e diabetit.





13. Perandori i Francës Napoleon Bonaparti
141.jpg
është helmuar nga ana e këshilltarëve të tij për të penguar marrjen e fronit: doktori i cili bëri autopsinë, Francesco Antommarchi, kishte thënë se perandori ka vdekur nga kanceri i stomakut.





14.Fjala “Hush”
Hush---A-Lifetime-Front-Cover-18649.jpg
e përdorur ne nje kenge popullore turke është një krahinë e Mushit: në të vërtetë Hush është emri i një kalaje turke të ndodhur në mes kryeqytetit të Jemenit Sana dhe Taiz.





15. Rio De Zhaniero është kryeqyteti i Brazilit:
131.jpg
Kryeqyteti i Brazilit është Brazilia (ngatërrohet me qytetet më të mëdha si Rio De Janeiro dhe San Paolo).

87 pregleda
 
Komentari

Još nema komentara.
Ostavi komentar, započni diskusiju!

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta