LETER NGA I DASHURI IM, QE TANI ME KA HARRUAR
31, Shkodër, Albanija

" Engjëlli im i adhuruar... Jam bërë vërtet i luajtur nga mendtë nga dashuria për ty. Rri si budalla e s'bëj gjë tjetër veç mendoj për ty e, çdo përfytyrim më sjell pranë teje. Të kap, të shtrëngoj, të puth, të përkëdhel. Ti, je në zemrën time e, unë, ndjej aty praninë tende delikate. O perëndi, unë zgjohem çdo mëngjes me mendimin që t'i them vetes: Hajt, nisu, shko të takosh engjëllin tënd... E pastaj, tërhiqem i shtrënguar nga dhjetëra pengesa e obligime. Është luftë e vërtetë kjo që ndodh brenda meje. Jo, kështu, s'rrohet !... Kjo që po ndodh, s'më ka bërë kurrë vaki... Ndjehem i përhumbur, i marrë e njëkohësisht i lumtur teksa përjetoj këtë ëndërr kaq delikate që për mua ka vlerën e një mijë vjet jetë. Jam vërtet në gjendje të tmerrshme. Në çdo qelizë, në çdo pore të trupit tim ndjej të jem i pushtuar, i përmbytur nga dashuria. Unë nuk jetoj veçse për dashurinë e, në të njëjtën kohë po gërryhem nga pezmi për të... Oh, NELA ime e ëmbël, ti s'e di, por unë kam tani në duar letrën tende e, flas me ty sikur të të kisha këtu, para meje. Të shoh, të ndjej, të adhuroj të bukur e magjike. Dje, gjithë darkën, po thosha me vete: Ajo është e imja. As engjëjt në parajsë s'janë aq të lumtur sa ç'isha unë mbrëmë..."

Vuajtjet%20e%20dashuris.JPG

110 pregleda
 
Komentari
gennty 07.06.2011

fjalet i paska te bukura ai ,,po qe vepron te kunderten e asaj qe thote me ate qe ben dhe ma beso asnje pik lotin qe ti derdh per te nuk ja vlen edi qe esht e veshtire qe te harrohet njeriu i zemres,,,po nese ai i thot vehtes mashkull nuk duhet te ishte 1frikacak dhe per cfar per njeriun e zemres ,,,,,,

Melodi Melodi 08.06.2011

genti flm zemer por keshtu cenka jeta ,,,,paska njerez ce te lendojn pa pike turpi se di cfar fitimi kane por ,zoti do i shofe te gjith ,,dhe ne do na vij nje dite e mire sepse e meritojme te jemi te lumtur

ila 06.06.2011

+5 *THUMBS UP*

Melodi Melodi 07.06.2011

FLM

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta