Kushtoi vetem pak vemendje...
42, Tirana, Albanija

Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep mundësi të tjera për t’i bërë gjërat ashtu siç duhet, por në rast se bëj gabim dhe na ngelet vetëm e sotmja, do të doja të të thosha se sa shumë të dashuroj dhe se kurrë nuk do të të harroj...
Të nesërmen nuk e ka të siguruar askush, qoftë i ri, qoftë plak.
Sot mundet të jetë dita e fundit që sheh njerëzit që do.
Për këtë, mos prit më, bëje sot, sepse, nëse e nesërmja nuk vjen kurrë, sigurisht do të pendohesh për ditën që nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe ishe shumë i zënë për të bërë realitet një dëshirë të tyre të fundit. Mbaji ata që i do pranë teje, pëshpëritju sa shumë i ke nevojë, duaji dhe sillu me ta mirë, gjej kohë t’u thuaash “Më fal”, “Më falni”, “Ju lutem”, “Faleminderit” dhe të tjera fjalë dashurie që di.
Asnjë nuk do të të kujtojë për mendimet e tua të fshehta.
Kërko nga Zoti forcën dhe mençurinë për t’i shprehur.
Tregoju miqve të tu se çfarë janë ata për ty .

10801482_10205144372507347_950520800011073757_n.jpg?oh=bdb516151c679b69ae46d6d630bdf8ee&oe=54E358E7

112 pregleda
 
Komentari
Agneza 15.11.2014

Te nesmeren nuk e ka te siguruar askushhhhhhh------Shumm e vertet.

Blog
Blogovi se ažuriraju svaka 5 minuta